Vizioni ynë

Legalmaster shpk është një shoqëri ligjore që synon të inkorporojë vlerat më të larta profesionale dhe vlerat më të larta njerëzore në fushën e së drejtës.

Trajtimi prioritar i çështjeve Tuaja, pavarësisht vlerës financiare të shërbimit është pikë e fortë e kësaj shoqërie. Prezenca e shoqërisë ligjore si aleat në bzinesin tuaj dhe konsulent i përditshëm i cdo lëvizje biznesi është ambicja dhe aspirata jonë kyce.

Ne bashkojmë skuadrën më të specializuar për të ardhur në ndihmë të problemit Tuaj ligjor, me efiçencë maksimale dhe me rigorozitet të plotë profesional.

Këshillimi ligjor synon të jetë pikprerje e boshtit të dobisë së përfituar nga zgjidhja, boshtit të standartit më të lartë profesional të performancës dhe boshtit të ekselencës në zgjidhje.

Vizioni Jonë është i përqëndruar tek të qënit jo thjesht më të mirët në treg, por tek të qënit më të mirët për klientin dhe interesin e tij ligjor.

Legalmaster shpk ka marrë feedback-un më të mirë nga klientët për trajtimin si një çështje personale biznesi të çështjes ligjore dhe veçanërisht për kreativitetin dhe zgjidhjen efikase të rastit.

Legalmaster ka marrë në dorëzim çështje komplekse ligjore, të cilave Ju ka dhënë një orientim risi dhe inovativ për klientin me rezultate të matshme të përfitimit ligjor dhe financiar.

Vizioni ynë lidhet me një qasje biznesi në këshillimin ligjor, duke patur një skuadër me background juridik dhe ekonomik në përbërje të saj, me vizionin se mjetet juridike, parandalimi i problemeve juridike por edhe shfrytëzimi i hapësirave ligjore konsiderohen të jenë pjesë e planeve të biznesit dhe zhvillimit të këtij biznesi.

Pikat e forta të Legalmaster

Vlerat

EKSELENCË NË SHËRBIM DHE
PERFORMANCË PËRTEJ PRITSHMËRIVE TË KLIENTIT

Legalmaster ka misionin e ofrimit të një shërbimi ligjor ekselent. Ekselenca i referohet detajeve dhe specifikave të shërbimt ligjor, performancës dhe standartit të komunikimit me klientët, palët dhe integritetin e treguar gjatë procesit si edhe vendosjes së kriterit të vetëm të vlerësimit të shërbimit- përkthimit të punës në dobi për klientin. Nese klienti ka një target ne përpiqemi të superojmë pritshmërinë dhe bëjmë më shumë sesa pritet duke u përpjekur të zgjerojmë mundësitë dhe përfitimin e klientit. Ne sfidojmë rastet më komplekse ligjore duke i shndërruar në zgjidhje të thjeshta dhe të sigurta për biznesin.

MERITOKRACI NË PËRZGJEDHJEN E NJERËZVE
DHE PROMOVIM I PUNËS NË SKUADËR

Investimi jonë më i madh janë njerëzit. Ata janë aseti dhe frymëzimi qëndror i Legalmaster. Ne promovojmë më të mirët, më të përkushtuarit, më këmbëngulësit. Skuadra Jonë është sfiduese ndaj cdo problemi ligjor të klientit dhe ka vendosmërinë dhe aftësinë e zgjidhjeve të duhura. Funksionimi si zinxhir dhe specializimi i punës juridike është faktori më esencial i suksesit.

QASJE BIZNESI DHE SIPËRMARRJE

Ne vlerësojmë se kuadri ligjor në fushën e biznesit nuk ka pse të jetë vetëm një burim normues dhe rregullator i lojës së biznesit. Ne ofrojmë këndvështrimin e kuadrit ligjor në funksion të zhvillimit të biznesit dhe jemi promotorë të përdorimit të mjeteve juridike dhe zgjidhjeve juridike të cilat progresojnë biznesin Tuaj. Kontratat e draftuara prej nesh dhe zgjidhjet juridike tëlikuiditetit të biznesit konkretizojnë një shërbim ligjor të formatuar sipas parimeve të biznesit dhe efikasitetit të kuadrit ligjor tregtar.

NDËRTIMI I MARËDHËNIEVE AFATGJATA ME KLIENTËT

Duke ndërtuar reciprocitet në shkëmbimin e vlerave profesionale dhe integritetit, Legalmaster ka potencialin të jetë aleat i përditshëm i biznesit Tuaj dhe një këshilltar I besuar për të patur paqe ligjore dhe mbarëvajtje të veprimtarive Tuaja.

PYET FALAS

LEGALMASTER


Legalmaster ndodhet në zemër të Tiranës, dhe në zemër të atraksioneve turistike dhe kulturore të këtij qyteti.
Dinamika e kontekstit politik dhe juridik është përthithur në mënyrë fleksibël nga zyra Jonë, duke patur një koncept unik design-i dhe stili.
E përshtatur të jëtë një zyrë ligjore që “flet” në cdo aspekt të arredimit  dhe design të saj mesazhin e fleksibilitetit, ecjen në një ritëm me ndryshimet dhe dinamikën juridike dhe me zhvillimet sociale dhe ekonomike, Legalmaster synon te jetë një zyrë juridike inspiruese, motivuese dhe optimiste në zgjidhjen e çdo problematike juridike.
Ne finale, vendndodhja dhe design i Legalmaster të jep, midis të tjerash edhe një shije artistike!

Falenderime për besimin

× PYET FALAS LEGALMASTER