Edisa Theodhori

Edisa Theodhori është administratore & avokate e Legalmaster dhe i është bashkuar kompanisë prej krijimit, duke asistuar cdo hap të themelimit dhe zhvillimit të saj.

Në vitin 2008, falë rezultateve ekselente akademike, i është akorduar një bursë studimore e plotë tek Universiteti Epoka në degën Financë-Bankë. Me vizionin e të paturit të avantazhit konkurrues në treg dhe pasionin për Filozofinë e së Drejtës, ajo ka përfunduar gjithashtu edhe studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, si edhe studimet Master Shkencor në fushën e së Drejtës Civile.

Edisa ka një përvojë intensive dhe dinamike pune në fushën e së drejtës, profesioneve të lira, njohje të thelluar në nivel procedural dhe strategjik të shërbimit përmbarimor, inisiativave ligjvënëse, projekteve të Bashkimit Europian për materializimin e drejtësisë dhe drejtësisë pa vonesa dhe përvojës akademike pranë Fakultetit të Drejtësisë në fushën e së drejtës penale.  

Ajo ndjek kazuset ligjore në fushën e së drejtës së biznesit, duke u anagazhuar midis të tjerash në cështjet e konkurrencës së tregut, fushën e detyrimeve dhe kontratave, cështjet ligjore të tregjeve financiare dhe sektorit të hidrokarbureve në drejtim të ndërtimit të strategjive të zgjidhjes së problemeve komplekse deri në implementimin e plotë dhe arritjes së rezultatit të planifikuar.

Gjithashtu, Edisa ka orientuar ndertimin e nje strukture qe ofron sherbim efikas, te komunikuar thjesht dhe shpejt tek klienti, me kujdes maksimal per detajet dhe një shërbimi që nuk kompromenton cilësinë dhe standartin e integritetit.

Formimi akademik me rezultate ekselente dhe përvoja e punës e orientuar të rezultati konsiderohen një pikë e fortë e saj, ndërsa pasaporta e vërtetë ngelet pasioni, energjia, këmbëngulja dhe të menduarit kreativ.

0
No tags
× PYET FALAS LEGALMASTER