Erlind Akulli

Erlind Akulli është Avokat pranë Shoqërisë së Konsulencës Ligjore “LegalMaster” shpk, dhe i është bashkuar skuadrës prej fillimit duke kontribuar në themelimin e saj.

Erlindi ka ndjekur studimet të nivelit Bachelor në Juridik i Përgjithshëm dhe studimet e nivelit Master Shkencor në të Drejtë Private dhe Biznesi pranë Universitetit Europian të Tiranës

Ai ka fituar titullin avokat dhe është anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, ku ka një përvojë disa vjecare në përfaqësimin e cështjeve të fushave të ndryshme tek të gjitha Gjykatat e vendit. 

Erlindi është pjesë e konsulencës juridike në fushën e së drejtës tregtare pronësisë dhe në të gjitha cështjet civile. Përvoja intensive në fushën e avokatisë, integriteti, përkushtimi dhe serioziteti në cështjet e ndjekura janë finalizuar me sukses dhe dobi për klientin.

Qasja optimiste dhe proaktive me klientin dhe skuadrën e Legalmaster diferencojnë Erlindin dhe shërbimin ligjor të ofruar prej tij.

0
No tags
× PYET FALAS LEGALMASTER