Genc Cifligu

Genc Cifligu i është bashkuar skuadrës së Legalmaster prej krijimit duke kontribuar me asetin e një eksperience mbi 30 vjecare në fushën e avokatisë dhe konsulencës ligjore në drejtim të institucioneve shtetërore dhe kompanive private.

Ai ka asistuar inisiativa të rëndësishme ligjore në fushën fiskale, sistemit financiar dhe zhvillimit ekonomik në kuadër  të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator të ndjekur nga Ministria e Financave si edhe ka kryesuar grupin qeveritar të punës për përfafrimin e legjislacionit shqiptar me EU Acquie Communitaire dhe kuadrin ligjor të privatizimeve në Shqipëri.

Gjithashtu, ka qënë një ndër ekspertët ligjorë kontribues në ndryshimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe kryesisht në fushën e krijimit të agjensive  të reja publike si QKB, QKL, e-tax services, ofrimin e shërbimeve me një ndalesë etj , në fushën e ofrimit të shërbimit publik qytetarit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase.

Ai ka ofruar këshillim ligjor institucioneve publike për mënyrat e ofrimit të shërbimit publik, si edhe ka dhënë kontribut në draftimin e Ligjeve për dokumentat dhe nënshkrimin elektronik, tregtisë elektronike, taksimit online , fushën e ristrukturimit konsesual financiar, TVSH 

Genci ka qënë bashkëpunëtor ligjor i organizatave ndërkombëtare, UNDP, IFC, EU, Bankës Botërore, GIZ, USAID në projekte të lidhura me zhvillimin ekonomik, anti-korrupsionin, Krimit Kibernetik etj.

Ai  ka trajnuar prej më shumë se 10 vitesh studentë të Shkollës së Magjistraturës në tema të lidhura me Administrimin Fiskal, Dokumentat Elektronike, Nënshkrimin Elektronik si edhe ka ofruar trajnime për punonjësit e Administratës Publike në lidhje me Manualin e Kodit të Procedurave Administrative.

Ai përfaqëson Legalmaster si avokat në cështje civile, tregtare, familjare, penale publike, me një rekord rastesh të fituara.

0
No tags
× PYET FALAS LEGALMASTER